A po rritim gjenerata të pashëndetshme?

Ushqimi i fëmijëve në shkolla dhe përkujdesja institucionale për shëndetin e të rinjve ishte temë e emisionit të  ‘Jeta në Kosovë’.

Hulumtimi që u transmetua tregoi për llojet e ushqimeve që përdorin fëmijët në shkolla.

Profesionistë të fushës tregojnë se çfarë ndikimi ka në shëndetin e fëmijëve ushqimi i shpejtë, pijet e gazuara.

A janë të shëndetshme kiflet si shujta të fëmijëve në shkolla?

Cili është plani i Ministrisë së Arsimit për të adresuar këtë çështje?

Jeta në Kosovë transmetohet çdo të enjte në RTK prej orës 20:25 dhe repriza të premten në mesditë.

 

Donald Tusk | Foto: Facebook

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk ka deklaruar hapur se Europa ka hyrë në një “epokë të paraluftës” dhe sipas tij, nëse Ukraina mposhtet nga Rusia, askush në Europë nuk do të jetë në gjendje të ndihet i sigurt.

“Nuk dua të tremb askënd, por lufta nuk është më një koncept nga e kaluara”- tha ai për mediat europiane. “Është reale dhe filloi më shumë se dy vjet më parë”- shtoi tutje Tusk, raporton media britanike BBC.

Këto komente ai i bëri pasi Rusia ka intensifikuar bombardimet ndaj Ukrainës javët e fundit.

Forcat ajrore të Ukrainës thanë se kishin rrëzuar 58 dronë dhe 26 raketa.

Tusk, ish-president i Këshillit Europian, tha se presidenti rus Vladimir Putin kishte fajësuar tashmë Ukrainën për sulmin xhihadist në Bashkinë Crocus të Moskës pa asnjë provë dhe “duket se ndjen nevojën për të justifikuar sulmet gjithnjë e më të dhunshme ndaj objektivave civile në Ukrainë”.

Në intervistën e tij të parë të huaj që nga kthimi në detyrë si kryeministër polak në fund të vitit 2023, Tusk u bëri thirrje udhëheqësve të Europës që të bëjnë më shumë për të forcuar mbrojtjen.

Pavarësisht nëse Joe Biden apo Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA, ai argumentoi se Europa do të bëhej partner më tërheqës për SHBA-në nëse do të bëhej më e vetë-mjaftueshme ushtarakisht.

Që kur Rusia nisi luftën në Ukrainë, marrëdhëniet me Perëndimin kanë arritur në pikën më të ulët që nga ditët më të këqija të Luftës së Ftohtë, megjithëse Presidenti Putin tha këtë javë se Moska nuk kishte “asnjë synime agresiv” ndaj vendeve të NATO-s.

Kjo nuk është hera e parë që Tusk paralajmëron prej një epokë të paraluftës, një mesazh të ngjashëm e kishte dhënë edhe në fillim të këtij muaji, ku kishte theksuar se kryeministri i Spanjës , Pedro Sanchez kishte kërkuar nga liderët europian që të mos përdorin temin ‘luftë’ në fjalimet e tyre në samite pasi njerëzit nuk duan të ndihen të kërcënuar. Tusk ia kishte kthyer se “në këtë pjesë të Europës, lufta nuk ishte më ide abstrakte”.

“Ne po jetojmë në momentin më kritik që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore”- madje disa mediave u kishte dhënë edhe deklarim se “çdo skenar është i mundshëm”.

Ukraina që po përballet me luftën e nisur nga Rusia më 2022, kërkoi nga aleatët e saj perëndimorë që t’i dërgojnë avionët F-16, në mënyrë që të përballet me forcat pushtuese ruse. /BBC

Përgatiti: Ardita Zeqiri