Jeta në Kosovë: A ia Vlen të Shtrihesh në QKUK?

Si trajtohen pacientët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës?

Çfarë thonë prindërit e fëmijëve të trajtuar në këtë spital e në këto klinika, e çfarë përgjigjesh kanë mjekët e institucioneve ku janë trajtuar këta pacientë?

Në debatin e emisionit “Jeta në Kosovë” u analizuan raste të ndryshme kur pacientët dhe prindërit e fëmijëve shprehin pakënaqësitë e tyre në raport me stafin mjekësor dhe me mënyrën se si janë trajtuar ata.

Po ashtu u diskutua për kujdesin e stafit mjekësor për pacientët. A ka raste e procese gjyqësore ndaj disa mjekëve të  Klinikës së Gjinekologjisë?

Mes tjerash panelistët diskutuan për shërbimet, problemet e sfidat në QKUK, por edhe për shërbimin më të mirë që jep ndonjë klinikë në këtë spital.

Për të diskutuar për këto tema Jeta Xharra ka ftuar:

Saudin Maliqi – drejtor i Klinikës Torakale, QKUK

Myrvete Paçarada – drejtore e Klinikës së Gjinekologjisë, QKUK

Ramush Bejiqi – pediatër -kardiolog

Mynevere Hoxha – drejtore e Klinikës së Neonatologjisë, QKUK

Leonora Shabani – shoqëria civile

Paulina Nushi –  gazetare KALLXO.com