Javën e ardhshme promovohet libri ‘Lufta e Trojës - Luftë pellazgo-ilire’

Nën organizim të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, më 18 janar  2019 në Institutin Albanologjik të Prishtinës do të promovohet libri  “Lufta e Trojës – Luftë pellazgo-ilire” e autores Elena Kocaqi.

Përmes këtij libri, autorja rrëfen një version krejt ndryshme të luftës së Trojës, duke i ikur aspektit mitologjik dhe duke mbështetur në fakte që vijnë nga lashtësia, luftë që sipas autores ka të bëjë me pellazgët dhe ilirët.

Botimin i këtij libri nga Kocaqi është parë me mjaft interes andaj edhe audienca do të ketë rast për të parë nga afër prurjet shkencore që sjellë autorja për luftën e Trojës, jehonën dhe rëndësinë që pati kjo luftë në antikitet.

Historiania Kocaqi ka botuar  disa vepra historike e publicistike, si dhe shumë artikuj shkencorë që kanë provokuar jo pak qarqe të ndryshme shkencore dhe politike, sidomos sa i përket antikitetit dhe çështjes shqiptare- iliro- pellazge.