Javën e ardhshme mbahet konferenca ‘Kosova, ashtu siç e kanë ëndërruar…’

Të hënën e ardhshme, më 6 maj 2019, Ambasada e Francës në bashkëpunim me Shoqatën e Profesorëve të Frëngjishtes të Kosovës (SHPFK), organizojnë konferencën, “Kosova, ashtu siç e kanë ëndërruar…”

Përmes një njoftimi për media të Ambasadës Franceze në Prishtinës bëhet e ditur se konferenca do të mbahet në kuadër të aktiviteteve të Ambasadës së Francës për të shënuar njëzet vjetorin e përfundimit të luftës në Kosovë dhe mbahet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani” duke filluar nga ora 11:00.

Pas konferencës, sipas këtij njoftimi, në ora 14:00, në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, do të bëhet hapja solemne e ekspozitës “Veronikë, 20 vjet…” me fotografi të Hazir Rekës, dhe me reportazhe të luftës.

Sipas programit gjatë kësaj konference do të ketë aktivitetet të ndryshme, ndërsa është paraparë edhe një debat me Ajtene Pllana, autore e librit “Tetëdhjetë vjet tregime” lidhur me tetëdhjetë tregime që përcjellin histori nga Prishtina, Shkupi dhe Presheva, gjatë 80 viteve të fundit që mbahet në Aleancën Franceze të Prishtinës.

 

 

01 Maj 2019 - 09:45

Isa Vatovci 01/05/2019 - 09:45
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend