Bujanoci. Foto: Flickr

Java e Filmit Kosovar në Bujanoc

Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc nga data 10 deri më 15 dhjetor organizon Javën e Filmit të Kosovës në Bujanoc.

Përmes një njoftimin QKK bënë të ditur se gjatë javës do të shfaqën pesë filma të metrazhit të gjatë që janë realizuar në vitet e fundit në Kosovë.

Java e filmit do të hapet me filmin e regjisorit Ismet Sijarina; “Nëntor i Ftohtë”, dhe do të vazhdojë me “Home Sweet Home” nga Faton Bajraktari, “Tri Dritare dhe Një Varje” nga Isa Qosja, “T’padashtun” nga Edon Rizvanolli, dhe “Një Tregim Prishtine” nga Burbuqe Berisha.

Filmat do të shfaqen në Shtëpinë e Kulturës çdo ditë në 17:00.