Prizreni

Jashtë Funksionit Kamerat e Sigurisë në Prizren

Në Komunën e Prizrenit janë të vendosura 70 kamera të sigurisë, por asnjëra nga to nuk është në funksion.

Sipas njoftimit të komunës kamerat e sigurisë në Prizren janë jofunksionale për shkak të mungesës së mirëmbajtjes.

Riparimi i tyre, sipas njoftimit komunal mund të bëhet vetëm në qershor.

“Riparimi mund të bëhet vetëm pas rishikimit të buxhetit të komunës, pasi që në vijat buxhetore për vitin 2018, të cilat janë të përcaktuara nga qeverisja e kaluar nuk është paraparë një veprim i tillë”, thuhet në njoftimin e komunës.

Drejtoria e Emergjencave, pos rregullimit të kamerave, parasheh edhe mirëmbajtjen e tyre në mënyrë që të rritet siguria në hapësirat publike gjithandej komunës.