Sabrije Fazliu

Jashari: Ka Pasur Shkelje në Hetimin për Vdekjen e Sabrie Fazliut

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetoi hulumtimin për dështimin e tërë aparatit shtetëror për të trajtuar me kohë dhe në mënyrën e duhur vdekjen e Sabrie Fazliut në QKUK.

Këtë muaj janë mbushur dy vjet qëkur në rrethana ende të paqarta 36 vjeçarja vdiq pas një tretmani disaditor në QKUK.

Familjarët ende nuk kanë marrë përgjigje se cilat ishin shkaqet e vdekjes, ndërsa sot e asaj dite enden dyerve të prokurorisë për të kërkuar përfundimin e hetimeve për këtë rast.

Se hetimet për këtë vdekje nuk janë zhvilluar si duhet dhe ka pasur vonesa, e thotë edeh avokati i Popullit Hilmi Jashari.

Institucioni që ai udhëheq ka nxjerrë një raport në të cilin janë evidentuar shkeljet në rastin e vdekjes së Sabrie Fazliut.

“Vlerësimi i këtij raporti ka dalë se po ka pasë shkelje me pretendimet siç ka pohua pala në mbrojtjen e së drejtës në jetë nga autoriteti publik, edhe shkelje të parimit themelor që kanë të bëjnë me hetime efektive në rast se ndodh që dikujt i është marrë apo është privuar nga jeta”, tha Jashari.

Intervistën e Jasharit mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm