Jasharaj: Jemi të gatshëm të ballafaqohemi me MAShT-in

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës (SBASHK), Rrahman Jasharaj tha se është i gatshëm të ballafaqohet me MAShT-in në Komisionin Parlamentar për Arsim për çështjen e kompensimit të orëve të humbura gjatë tri javëve të grevvs në fillim të gjysmëvjetorit të dytë.

“Po, SBASHK-u është i gatshëm të dalë edhe para komisionit edhe para instuticioneve por qëndrimi ynë është i ditur dhe e respektojmë vendimin e Këshllit Drejtues të SBAShK-ut, që orët e humbura të mos kompensohen, pasi për këtë gjë nuk na obligon Ligji mbi Grevat. Ne do të shkojmë të premten nëse na ftojnë deputetët e komisionit parlamentar për Arsim, do t’i themi argumentet tona dhe do ta mbajmë qëndrimin tonë që orët e humbura nuk kompensohen deri në vendimin meritor nga ana e Gjykatës”, tha Jasharaj për KALLXO.com

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim, anëtarët e këtij komisioni morën vendim që të ftojnë përfaqësuesit e MAShT-it dhe SBAShK-ut që të gjejnë një zgjidhje për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës tri javëshe të mësimdhënësve.

https://kallxo.com/komisioni-per-arsim-ballafaqon-masht-dhe-sbashk-per-kompensimin-e-oreve-te-greves/

Javë më parë, MAShT kishe marrë vendim për formën e kompensimit të këtyre orëve, por këtë gjë nuk e kishte pranuar sindikata, që e dërgoi këtë vendim edhe në Gjykatë Themelore të Prishtinës.

Kjo e fundit e kishte javën e kaluar kishte dhënë vendimin e saj së kërkesa e SBAShK-ut është e pabazë.