Jahjaga - Trump

Jahjaga takohet me Ivanka Trump

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është takuar me këshilltaren e Presidentit Amerikan, Ivanka Trump.

Jahjaga tha se kanë biseduar për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

“Ishte kënaqësi të takoja Ivanka Trump, Këshilltare e Presidentit Amerikan, me të cilën bisedova për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe nevojën për fuqizimin ekonomik të tyre”, ka shkruar Jahjaga në rrjetin social Facebook.