Ilustrim - Kuponët fiskal

Ja kur bëhet tërheqja e shortit për kuponët fiskal

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se më 9 gusht, duke filluar nga ora 08:30 do të bëjë tërheqjen e numrave potencial fitues për rimbursim nga kuponët fiskal në tremujorin e dytë të vitit 2018.

Tërheqja e numrave potencial fitues do të bëhet drejtpërdrejtë në RTK, në kuadër të programit të mëngjesit.

ATK ka njoftuar se numri i përgjithshëm i qytetarëve të cilët kanë aplikuar për këtë periudhë është 55,493.