Kryeministri Isa Mustafa dhe ministri i ri i MAPL-së, Ivan Todosijeviq - Foto: ZKM

Ivan Todosijeviq Emërohet Ministër i MAPL

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë vendim për emërimin e Ivan Todosijeviq në detyrën e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

Me këtë rast, sipas një komunikate të Zyrës së Kryeministrit, shefi i Qeverisë ka pritur në takim ministrin e ri dhe shefin e grupit parlamentar të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Sllavko Simiq.

Ndërkaq, Mirjana Jevtiq, është emëruar në postin e zëvendësministres së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Todosijeviq zëvendëson Lubomir Mariqin, i cili më 16 dhjetor 2016 ishte shkarkuar nga pozita e ministrit nga kryeministri Mustafa.

Në vend të Mariqit ministre e MAPL-së ishte emëruar Mirjana Jevtiq, e cila sot është emëruar zëvendësministre e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ndërsa, më 28 dhjetor, Lista Serbe kishte njoftuar se Jevtiq do ta lëshojë pozitën e ministres.

http://kallxo.com/mustafa-shkarkon-ministrin-mariq/

http://kallxo.com/lista-serbe-ngrijme-pjesemarrjen-ne-institucione/