Ilustrim - Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Istog: Tenton të sulmojë zyrtarët e Agjencionit të Pyjeve, arrestohet

Është arrestuar një person në fshatin Radushë të Istogut, pasi që i njëjti ka tentuar t’i sulmojë dy zyrtarët e Agjencionit të Pyjeve të Kosovës, të cilët ishin në detyrë zyrtare.

Policia ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar nga ky incident dhe se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.