Istog: Polici nga Beogradi arrestohet për drogë

Në edicionin e së premtes, emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmeton reportazhin e zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit për hetimin e njërit prej grupeve të mëdha të trafikimit të narkotikëve.

Hulumtimi sjell detaje për përfshirjen e një polici të Beogradit në këtë rrjet dhe mbrojtjen që ai i ka dhënë grupit për të vepruar lirshëm me trafikun e drogës.

Filmimet ekskluzive tregojnë momentet e arrestimit dhe zbulimit të sasive të drogës në një bunker brenda një rimorkioje.

Në pjesën e dytë, emisioni “Drejtësia në Kosovë” sjell reportazhin e filmuar në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës në identifikimin e autobusëve kamionëve dhe makinave të cilat transportojnë mallra pa kuponë fiskalë.

Emisionin mund ta ndiqni të premten nga ora 22:20 në RTK dhe Live në Facebook të KALLXO.com.

09 Nëntor 2018 - 17:30

Kallxo 09/11/2018 - 17:30
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend