Ilustrim

Istog, arrestohet për vjedhje të parave në xhami  

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person të dyshuar, pasi dyshohet se kishte hyrë në xhami dhe kishte vjedhur para në arkë.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur në rrugën “2 Korriku” në Istog rreth orës 12:30.

Policia po ashtu thotë se me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.