Foto: PDK

Isni Kilaj rizgjidhet kryetar i PDK-së në Malishevë

Isni Kilaj është zgjedhur kryetar i degës së PDK-së në Malishevë, ku sot është mbajtur kuvendi zgjedhor i kësaj partie.

Në garën prej katër kandidatëve, më i votuari ka dalë Isni Kilaj.

Gjithashtu, delegatët e kuvendit të PDK-së kanë zgjedhur edhe anëtarët e Këshillit Drejtues dhe delegatët për Konventën Qendrore të PDK-së.

Isni Kilaj ka qenë kryetar i Komunës së Malishevës, ndërsa sot është  zëvendësministër  i Ministrisë së Diasporës.