Islam Pacolli, deputet i Kuvendit të Kosovës

Islam Pacolli kërkon që shtesat e fëmijëve të jenë më të larta se 10 euro

Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Islam Pacolli, tha se e përkrah propozimin për shtesa të fëmijëve por kërkon shumë më të lartë se shuma e propozuar prej 10 euro nga deputetja Donika Kadaj-Bujupi.

“Starti mos të jetë 10 euro se është shumë e vogël”, tha ai.

Pacolli shtoi gjithashtu që mosha për këto shtesa duhet të jetë 18 vjet.

“Nëse me të vërtetë është fillu një iniciativë kaq e rëndësishme për vendin tonë ta përkrahim të gjithë dhe të bëjmë kritere sa më të mira. Ne e kemi obligim si qytetarë ta përkrahim fuqishëm dhe të kërkojmë që të jetë shuma më e lartë, jo 10 euro”, tha Islam Pacolli.

Në Kuvend është duke u diskutuar për iniciativën e deputetes Donika Kadaj-Bujupi, e mbështetur edhe nga 7 deputetët nënshkrues nga GP i AAK-së, në lidhje me shtesat e fëmijëve.

Kadaj Bujupi, tha se shtesat e fëmijëve janë përpjekje e kahmotshme.

“Është çështje e interesit kombëtar që shtesat e fëmijëve të bëhen realitet e jo më larg se vitin tjetër”, tha ajo.

Sipas Kadaj Bujupit, ka rënie të natalitetit dhe prej vitit 2011 deri në vitin 2017 sipas saj janë 70 mijë lindje më pak.

https://kallxo.com/rezoluta-e-donika-kadajt-femijet-deri-16-vjec-te-marrin-nga-10-euro-ne-muaj-shtesa/

Deputetja Flora Brovina tha se Grupi Parlamentar i PDK-së, do ta përkrahë iniciativën e deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi për Debat parlamentar në lidhje me shtesat e fëmijëve.

https://kallxo.com/flora-brovina-pdk-do-ta-perkrahe-iniciativen-per-shtesat-e-femijeve/

Edhe Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilal Sherifi deklaroi se subjekti i tij politik e mbështetë nismën e deputetes Donika Kadaj-Bujupi për shtesa të fëmijëve.

https://kallxo.com/sherifi-shtesat-per-femijet-te-mos-jene-nen-10-euro/