Fotografi propaganduese nga faqet e organizatës terroriste ISIS

ISIS Kërcënon me Fushatë Terroriste në Ballkan

“Jo, betohemi në Allah, ne nuk e kemi harruar Ballkanin”, ka paralajmëruar revista Rumiyah e ISIS-it në verzionin boshnjak.

Në një artikull të titulluar “Ballkani- Gjak për armiqtë dhe mjaltë për miqtë”, grupi terrorist bën kërcënime direkte ndaj serbëve dhe kroatëve për shkak të roli të tyre në luftërat ballkanike si dhe ndaj ‘tradhtarëve’ myslimanë të fesë islame.

“Së shpejti ushtarët e kalifatit do të ecin nëpër Beograd, Zagreb, Sarajevë, Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe qytete të tjera për të hequr kokat dhe për të derdhur gjakun e të pafeve”, paralajmëruan ata.

Lajmërimi i xhihadistëve thotë se nuk e kanë harruar që serbët dhe kroatët luftuan kundër myslimanëve të Bosnjës në luftën e viteve 1992-95.

“A keni menduar që kur të ktheheni në shtëpi me duart e njollosura me gjakun e myslimanëve që gjithçka që ndodhi ka mbaruar?”, pyet ky grup para se të lajmërojnë se lufta e vitit 1999 ishte fillimi i fundit.

Artikulli vazhdon duke thënë që të gjithë tradhtarët e besimit islam në Bosnjë dhe regjionit të Sanxhakut të Serbisë, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni do të zhduken me ‘kalorës dhe shpata’, nëse nuk kthehen në islam.

“Gjaku juaj është më i dashur dhe i ëmbël për ne sesa ai i serbëve dhe kroatëve”, thuhet në njoftim.

Autorët e artikullit gjithashtu i referohen sulmeve që lidhen me ISIS-in në Britani, Francë , Gjermani dhe SHBA, shtete të cilëve ju referohen si më të forta por prapë të pa mbrojtshme.

Ata thonë se ISIS ka kthyer këto shtete nga të bukura në shtete të poshtëruara dhe të frikësuara.

“Mos mendoni që jeni gati dhe të sigurt”, paralajmërojnë ata.

Versioni boshnjak i kësaj reviste ka arsyetuar sulmet e bëra nga ky grup terrorist nëpër botë që nga shtatori.

Kjo revistë gjendet në disa gjuhë duke përfshirë, arabisht, anglisht, turqisht, gjermanisht dhe frengjisht nga mediat e ISIS-it Al-Hayat.

Emri i tij do të thotë ‘Romë’ dhe mendohet se aludon në rënien e Mbretërisë Romake.

Sipas të dhënave zyrtare, Bosnja është një nga eksportuesit kryesor të xhihadistëve në rajon në Lindjen e Mesme.