Ish-zyrtari komunës së Gjakovës po gjykohet për 218 mijë euro

Seanca e sotme, ndaj Gani Ramës i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, dështoj të mbahej për shkak se mbrojtësi i tij, avokati Ndrec Dodaj kishte njoftuar gjykatën se ishte i zënë me një seancë të vrasjes së rëndë në Pejë.

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari Shaqir Zika, bashkë me anëtarët Mentor Bajraktari dhe Besarta Doli, për seancën e radhës caktuan datën 16 gusht, ku do të dëgjohet dëshmitari Teki Shala dhe eksperti financiar Gani Gashi.

Bëhet e ditur që ky rast është kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit, pasi që gjykata e Gjakovës, Gani Ramën e kishte liruar nga akuza e Prokurorisë, për shkak se nuk ishte vërtetuar se i akuzuari kishte kryer vepër penale.

https://kallxo.com/lirohet-nga-akuza-gani-rama-zyrtar-komunes-se-gjakoves/

Kallxo.com kishte raportuar edhe më herët për këtë rast.

Aktakuzën ndaj Ramës e ngriti Prokuroria Speciale e Kosovës.

https://kallxo.com/aktakuze-ndaj-zyrtarit-financiar-te-gjakoves/

Prokuroria Speciale, po akuzon Ramën se “kishte lejuar alokimin dhe propozimin e mjeteve lidhur me pagesat që i janë bërë biznesit DPT “Union-Vl”, me pronar Veli Hajdaraga, për shpërndarjen e subvencioneve.

Në aktakuzë thuhet se Gani Rama, këto mjete i kishte lejuar pas asnjë procedurë për shpërndarjen e subvencioneve, pa kontratë si dhe pa pasur fatura të rregullta apo dokumentacion tjetër përcjellës, ashtu siç është përcaktuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave publike dhe rregullat

Shuma e keqpërdorur nga i pandehuri dhe të tjerët është 218.956.67 euro- thuhet në aktakuzë.