Ish-shefi i EULEX-it: Sundimi i ligjit është i vështirë, i dhimbshëm dhe merr kohë

Ish-shefi i misionit EULEX në Kosovë, Xavier de Marnhac, ka thënë se procesi për arritjen e sundimit të ligjit në Kosovë është i vështirë, i dhimbshëm dhe merr kohë.

Gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Sigurisë, me temë “20 vjet liri: Një vizion për paqe të qëndrueshme”, që është mbajtur në Prishtinë, Marnhac ka thënë se e kupton edhe frustrimin e njerëzve me rolin e ndërkombëtarëve në sundimin e ligjit në Kosovës.

“Merr kohë, është e vështirë, komplekse, duhet të mblidhni dëshmi, prova, duhet të gjeni dëshmitarë që të dëshmojnë, të organizoni sistemin gjyqësor, sistemin e mbajtjes. Unë e di frustrimin sa i përket sundimit të ligjit, sidomos rolin e ndërkombëtarëve në sundimin e ligjit në Kosovë. Por edhe një herë, është e vështirë, është e dhimbshme dhe merr kohë dhe nuk e shoh pse Kosova duhet ta anashkaloj këtë realitet”, ka thënë Marnhac.

Më tej ka shtuar se kur ka ardhur në Kosovë si komandant i KFOR-it, në fjalimin e tij ka thënë se Kosova nuk mund të shkojë përpara pa sundim të ligjit.

“Që nga ajo kohë e deri tash unë e kam ditur që sundimi i ligjit është çelësi”, është shprehur Marnhac.

12 Qershor 2019 - 20:19

Dorentina Kastrati 12/06/2019 - 20:19
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend