Driton Gashi para Komisionit Hetimor Parlamentar per rastin e 6 shtetasve turq- 15 nëntor 2018

Ish-shefi i AKI-së Driton Gashi para Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e 'gylenistëve'

Me 45 minuta vonesë ka filluar intervistimi i ish-drejtorit të AKI-së, Driton Gashi nga Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018.

Sot ishte paralajmëruar që do të intervistohen edhe Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shkëlzen Sopjani dhe Ministrin e Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj, por të njëjtit nuk po marrin pjesë në intervistim dhe për shkak të agjendës është shtyrë intervistimi për një ditë tjetër.

Vetëm Frashër Krasniqi dhe  Sami Kurteshi nga ky komision kërkuan  që mediat të marrin pjesë në komision, ndërsa katër anëtarët tjerë të komisionit kërkuan mbylljen e komisionit për media.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi rreth rastit të gjashtë shtetasve turq: LINK