Ish-shefi i AKI-së Driton Gashi do intervistohet për rastin e 'gulenistëve'

Komisioni Hetimor Parlamentar ka filluar intervistomini e ish-drejtori i AKI-së, Driton Gashi.

Ditën e sotme ishte paralajmëruar që të intervistoheshin tre zyrtarët shtetërorë, ish drejtori i AKI-së, Driton Gashi, inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Shkelzen Sopjani dhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, por këta dy të fundit sot nuk do intervistohen për shkak të agjendave të tyre.

Tre zyrtarët shtetërorë do të intervistohen nga Komisioni në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më 29 mars 2018.

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi ka kundërshtuar që intervistimi i drejtorit të AKI-së të bëhet i mbyllur për media, pasi siç tha ai informatat që mund të thuhen sot në komision nuk paraqesin rrezik dhe janë në interes të qytetarit.

E ndonëse me këtë u pajtua kryetari i këtij komision, Xhelal Sveçla tha se për shkak të ndjeshmërisë është më korrekte që intervistimi të bëhet pa praninë e mediave.

Intervistimi i ish drejtorit të AKI-së, Driton Gashi ka vazhduar të bëhet i mbyllur për media.

Më 26 tetor ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq, ku pati filluar intervistimi i zyrtarit të parë policor.