Svetozar Maroviq. Foto: dps.me.

Ish-Presidenti i Serbisë e Malit të Zi Rrezikon Shpronësimin

Ish-presidenti i Serbisë dhe Malit të Zi Svetozar Maroviq ka kohë deri në mes të shtatorit t’i paguajë 1.1 milion euro Malit të Zi pas një ujdie për pranimit të fajësisë me prokurorinë speciale dhe duke pranuar se ai ka keqpërdorur pozitën e tij politike për përfitime të një grupi kriminal të përfshirë në pronën e qytetit të tij në Budvë.

Avokati i Maroviqit, Zdravko Begoviq, i tha të përditshmes malazeze ‘Pobjeda’ se nëse nuk e paguan shumën deri në përfundim të afatit, gjykata do të duhet t’ia marrë disa prona në Budvë që ai i la peng për siguri.

Vlera e pronës së Maroviq, e fituar gjatë viteve të fundit, ndërsa ishte i punësuar nga shteti, thuhet se është vlerësuar të jetë disa miliona euro, dhe përfshin prona luksoze në Budvë dhe në Gjirin e Bokës, plus kompanitë dhe një jaht.

Ish-kryetari i Parlamentit malazez dhe presidenti i fundit i shtetit jugosllav, Maroviq u deklarua fajtor për akuzat për korrupsion në gusht të vitit 2016 dhe ra dakord të shërbejnë gati katër vjet në burg.

Ai ishte figura “numër dy” në politikën e Malit të Zi për vite të tëra, pas kryeministrit veteran të vendit, Milo Gjukanoviq. Maroviq ishte anëtari i parë i elitës politike të vendit që u dënua me burg për korrupsion.

Megjithatë ai është aktualisht i lirë dhe është duke u kërkuar për arrestim në me mandatin e Interpolit të lëshuar nga autoritetet malazeze.

Sipas avokatëve të tij, Maroviq ka qenë në Beograd që nga data 7 prill për t’iu nënshtruar një trajtimi shëndetësor, megjithëse ai duhej të fillonte në maj të vuajë dënimin me burgim në Malin e Zi.

Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq tha në qershor se policia serbe do të veprojë “sipas ligjit” në rastin e Maroviq, pas kontrollimit të statusit të njoftimit të Interpolit dhe gjetjes së vendndodhjes së tij.

Ministri malazez i Drejtësisë, Zoran Pazin më pas tha se arrestimi i Maroviq varet nga policia serbe dhe se Podgorica do të paraqesë një kërkesë për ekstradimin e tij pasi ai të jetë ndaluar.