Ish-ministri i kabinetit të Izraelit, Gonen Segev.

Ish-ministri izraelit pranon se ka spiunuar për Iranin

Ish-ministri i kabinetit të Izraelit, Gonen Segev do të ndëshkohet me 11 vjet burgim, pasi ka pranuar se ka spiunuar për Iranin, ka thënë ministria izraelite e Drejtësisë.

Segev, që ka shërbyer si ministër i Energjisë në vitet 1990-ta, supozohet se është rekruktuar teksa ka qenë duke punuar si doktor në Nigeri.

Ai është akuzuar për publikim të detajeve për zyrtarët izraelitë dhe faqe online të sigurisë.

Segev është ndaluar në Guinenë Ekuatoriale në muajin maj dhe është ekstraduar në Izrael.

Ai ka pranuar fajësinë për spiunim serioz në kuadër të marrëveshjes me prokurorët.

Ish-ministri 63 vjeçar do të dënohet zyrtarisht në një seancë më 11 shkurt.

Ndërkohë autoritetet iraniane ende nuk kanë komentuar për këtë rast.

Prej Revolucionit Islamik më 1979, kur në pushtet kanë ardhur emra të linjës së ashpër islamike, liderët e Iranit kanë bërë thirrje për eliminim të Izraelit.

Irani kundërshton ekzistencën e Izraelit, duke e konsideruar si pushtues të tokës myslimane.

Më 2005, Segev është ndëshkuar me pesë vjet burgim për tentim të kontrabandimit të 30,000 pilulave me ekstazi nga Holanda në Izrael, duke përdorur një pasaportë diplomatike me afat të skaduar.

Atij po ashtu i ishte pezulluar leja për ofrim të shërbimeve shëndetësore, mirëpo megjithatë ishte lejuar të punojë si doktor në Nigeri pasi është liruar nga burgu më 2007.