ARKIV - Imet Rrahmani Foto: Gazeta JNK

Ish-ministri i Shëndetësisë del me dy propozime kundër ndotjes së ajrit

Deputeti i LDK-së, njëherësh ish-ministër i Shëndetësisë, Imet Rrahmani sot në Kuvend tha se ka dy propozime kundër ndotjes së ajrit në Kosovë.

Rrahmani kërkoi nga Ministria e Financave që në buxhetin e viti të ardhshëm të ketë një vijë të veçantë buxhetore për krijimin e më shumë hapësirave të gjelbëruara.

“Ministria e Financave ta ketë një vijë të veçantë buxhetore për studim të fizibilitetit në mënyrë që në të gjitha komunat të krijohen hapësira të gjelbëruara në përmasa më të mëdha sesa ka 2-3 hektarë sa i kanë tash dhe këto parqe të futen në zona të mbrojtura”, tha ai.

Deputeti shtoi se propozimi i dytë është krijimi i deponive për materiale inertë në të gjitha komunat.

“Çdo komunë në Kosovë ta ketë të përcaktuar një hapësirë ku qytetarët i deponojnë materialet inerte”, tha Rrahmani.

Sa i përket aspektit shëndetësor, deputeti theksoi shëndetësia është prej sektorëve më të nën financuar.

07 Dhjetor 2018 - 16:00

Emirjeta Vllahiu 07/12/2018 - 16:00
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend