Ilustrim - Arkiv - Tymtarët e TC Kosova A

Ish-ministri i PDK-së synon kreun e KEK-ut

Në garën për drejtor menaxhues në Korporatën Energjike të Kosovës kanë aplikuar 15 kandidatë, ndër ta edhe njerëz politikë.

Blerand Stavileci, shef i kabinetit të Kadri Veselit dhe Njazi Thaçi, kushëri i Presidentit Hashim Thaçi, i cili u emërua u.d. e drejtorit menaxhues në KEK pas dorëheqjes së Arben Gjukajt, janë dy nga 15 kandidatët për këtë pozitë. Stavileci ka qenë ministër i zhvillimit ekonomik nga ana e PDK-së, ndërsa aktualisht është asamblist në Kuvendin Komunal të Prishtinës nga radhët e PDK-së.

Në mesin atyre që kanë aplikuar janë edhe disa emra që aktualisht mbajnë pozita menaxhuese në KEK.

KALLXO.com ka siguruar listën e kandidatëve që kanë aplikuar në konkursin që është mbyllur të hënën.

Emrat të cilët kanë aplikuar në KEK:

1.       Ilmi Azemi

2.       Fatmir Sfishta

3.       Istref Klinaku

4.       Nexhmi Leci

5.       Selatin Sadiku

6.       Agim Nika

7.       Sherif Idrizi

8.       Ali Krasniqi

9.       Njazi Thaçi

10.   Edmond Nulleshi

11.   Enver Gashi

12.   Mehmet Krasniqi

13.   Naser Rusinovci

14.   Adil Jonuzi

15.   Blerand Stavileci

https://kallxo.com/a-e-perkrah-emerimin-e-blerand-stavilecit-ne-krye-te-kek-ut-flet-kadri-veseli/

Krahasuar me konkursin paraprak ka një rënie të interesimit për të konkurruar për pozitën e drejtorit menaxhues në KEK. Në konkursin e dytë, që është anuluar, patën konkurruar 30 kandidatë.

Konkursi i tretë për të zgjedhur Drejtorin Menaxhues të KEK është hapur më 9 gusht dhe do të jetë i hapur deri më 10 shtator 2018.

Për pozitën e Drejtorit Menaxhues kërkohet që kandidati të ketë së paku 5 vjet përvojë në nivel të menaxhmentit të lartë. Po ashtu kërkohet që të ketë diplomë universitare në lëminë e administrimit të biznesit, ekonomisë, financave, inxhinierisë apo juridik.

Ky konkurs do të zhvillohet me asistencën e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë, kurse BIRN do të bëjë monitorimin e këtij procesi të rekrutimit. Përzgjedhja e kandidatëve që kalojnë fazën e parë bëhet në bashkëpunim me ekspertet e rekrutimit të partnerit të angazhuar nga Ambasada Britanike.

Gjatë fazës së intervistimit, komisionit i formuar nga Bordi i Drejtorëve të KEK-ut dhe komisioni i partnerit të Ambasadës bëjnë vlerësime të ndara për secilin kandidatë. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është zotuar se do të kujdeset që rekomandimet e partnerëve britanik të zbatohen dhe nëpër pozita të larta të emërohen persona më meritor.

https://kallxo.com/zgjedhja-e-drejtorit-te-kek-ut-behet-me-asistencen-e-britanikeve/