Ish-drejtori i fushatës së Trumpit shprehet i pafajshëm

Ish-drejtori i fushatës së Donald Trump, Paul Manafort u shpreh se është i pafajshëm nga akuzat që e prekin në hetimin mbi ndërhyrjet ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, gjatë shfaqjes së tij të parë përpara një gjykate federale.

Manafort si dhe partneri i tij kundërshtuan të 12 akuzat e aktakuzës të cilat i prekin, mes të cilave numërohet komploti kundër SHBA-ve, pastrimi i parave, dëshmi të rreme dhe mos deklarimi i llogarive jashtë vendit, gjatë kësaj dëgjese publike në Uashington.

Ish-drejtorit të fushatës së Donald Trump, Paul Manafort, iu bë e ditur të paraqitet sot para drejtësisë në kuadër të hetimit për çështjen ruse të ndërmarrë nga prokurori special, Robert Mueller, konfirmoi “New York Times”.

Bëhet fjalë për padinë e parë në kuadër të një hetimi për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në nëntor të vitit 2016.

“Ky urdhër përfshin gjithashtu Rick Gates, partner i Paul Manafort. Dy personat dyshohen se janë paguar nga Evropa Lindore”, sipas “New York Times”. Manafort u paraqit sot edhe në FBI, në kuadër të këtij hetimi.

31 Tetor 2017 - 06:53

Naim Krasniqi 31/10/2017 - 06:53
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend