Labinote Demi Murtezi anetaresohet ne Vetevendosje Foto: Albin Kurti Facebook

Ish-deputetja Labinotë Demi Murtezi aderon në VV

Ish deputetja, Labinotë Demi Murtezi është bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kalimin e Demit në Lëvizjen Vetëvendosje e ka bërë zyrtare kryetari i kësaj partie, Albin Kurti përmes Facebook.

Në njoftimin e tij, Albin Kurti thotë se Labinotë Dei është anëtarësuar në Vetëvendosje për të kontribuar për ta nxjerrë shtetin nga kriza.

“Ka marrë pjesë në disa kurse e trajnime specialistike, ka qenë asambliste e Kuvendit Komunal në Gjilan, Drejtore e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, e mandej edhe deputete në legjislaturën e kaluar të Kuvendit. Znj. Labinote dëshiron të kontribuojë për daljen nga kriza e shtetit dhe për ndryshimet progresiste të cilat i sheh të mundshme vetëm me VETËVENDOSJE!-n e të domosdoshme për Kosovën”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Labinotë Demi Murtezi në të kaluarën ka qenë pjesë e Partisë së Dretjësisë. Ajo ka qenë edhe për një mandat deptutete e Kuvendit të Kosovës (2014-2017)