Poster i vendosur në qendër të Prishtinës në ditët kur qeveria e Kosovës i vendosi taksë mallrave nga Serbia e Bosnja. Foto: BIRN

Ish-deputeti i LDK-së i lutet Qeverisë të mos hiqet taksa

Biznesmeni kosovar dhe ish-deputeti i LDK-së, Hashim Deshishku, i ka bërë lutje Qeverisë së Kosovës që mos ta heqë taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Deshishku ka thënë se nuk po mund ta kuptojë përpjekjen e Serbisë që Kosova ta heqë taksën.

Sipas tij, Serbia vetëm kur ka interes e lut Kosovën që ta heq taksën ndaj mallrave serbe.

“Unë s’po kuptoj qysh është e mundur gjithë këtë lutje me bo Serbia (Vuçiqi), që Kosova ta heq taksën produkteve serbe. Kjo Serbi gjithmonë ka qenë armike e shqiptarëve. Është edhe sot Armike e Shqiptarëve. Edhe sot deshiron t’i shkatërroj Trojet Shqiptare. Por kur e ka interesin e vet të lut amani ju koft hiqeni taksën. Lus Qeverinë e Kosovës MOS E HIQNI TAKSËN”, ka shkruar Deshishku në Facebook.