Isa Mustafa uron lideren e partisë së Merkelit

Konservatorët e Gjermanisë të premten zgjedhën lideren e partisë së kancelares Angela Merkel, duke i dhënë Merkel-it një fitore që i nevojitej në mënyrë që t’i japë asaj një trashëgimi për të qeverisur edhe me tre vite të tjera.

Me rastin e zgjedhjes së Annegret Kramp-Karrenbauer kryetare e CDU-së, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka dërguar një telegram urimi.

Telegrami i plotë i Isa Mustafës:

Me gëzim të thellë morëm lajmin e përzgjedhjes së Annegret Kramp-Karrenbauer kryetare të partisë simotër CDU, njëherësh edhe anëtare e përbashkët e LDK-së në Partitë Popullore Evropiane.

Kramp-Karrenbauer ka përshkruar një karrierë të gjatë e të suksesshme politike duke përfshirë Bundestagun gjerman, qeverinë e shtetit të Saarland-it dhe, nga shkurti i vitit 2018, pas nominimit nga Kancelarja Merkel, sekretare e përgjithshme e CDU-së.

LDK dhe CDU kanë pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm gjatë udhëheqjes së CDU-së nga Kancelarja Merkel. Më 30 qershor 2015, si rezultat i këtij bashkëpunimi Kosovë-Gjermani dhe LDK-CDU, me ftesë të Kancelares Merkel, në cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, kam realizuar një vizitë shtetërore në Gjermani.

Lidhja Demokratike e Kosovës mirëpret zgjedhjen e Kramp-Karrenbauer kryetare e CDU-së duke shpreh interesimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të qëndrimeve dhe aktiviteteve me partinë simotër CDU dhe me partitë tjera anëtare të Partive Popullore Evropiane”.

https://kallxo.com/aleatja-e-merkelit-merr-kreun-e-cdu-se/

Kramp-Karrenbauer fitoi në votimet e së premtes në raundin e dytë të balotazhit duke marrë shumicën nga një parti e ndarë.