Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa

Isa Mustafa u kërkon të rinjve që të përfshihen në politikë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa sot gjatë ditës ka takuar një grup të të rinjve nga Prishtina, me të cilët ka biseduar rreth programit të LDK-së mbi angazhimin e rinisë dhe avancimin e interesave të tyre.

Në njoftimin e LDK-së thuhet se Mustafa ka ftuar të rinjtë, që të angazhohen në jetën politike për të dhënë kontributin e tyre, në formësimin dhe transformimin e programeve të partive politike.

“Të rinjtë bashkëbiseduan në forum të hapur me kryetarin Mustafa mbi rolin dhe fuqinë vendimmarrëse substanciale të të rinjve në LDK.”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe kryetari i Forumit të Rinisë Fidan Rekaliu dhe anëtarja e kryesisë, Vlora Dumoshi.