Kryeministri Isa Mustafa - Foto: Facebook

Isa Mustafa kërkon të anulohen kuvendet më incidente të nëndegëve të LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur sonte për incidentet që janë duke ndodhur nëpër kuvendet e nëndegëve të LDK-së përgjatë procesit të brendshëm zgjedhor.

Një i fundit ndodhi mbrëmë në një tubim në lagjen Mati 1 në Prishtinë.

Ai ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se është e natyrës së mediave që të prodhojnë lajme  edhe me sjellje të papranueshme të disa individëve nga nëndegët e LDK-së.

“Por s’mund ta kuptoj ngarendjen e këtyre individëve që të prodhojnë lajme me budallallëqet e tyre dhe të njerëzve nga partitë e tjera që prishin tubimet e LDK-së! Të gjithë duhet ta dijnë se çdo proces zgjedhor i cili nuk respekton Statutin e LDK-së, Rregulloren e zgjedhjeve dhe që nuk është transparent ndaj anëtarësisë nuk do të pranohet. Si Kryetar i LDK-së do të kërkoj nga organet përgjegjëse që ato të anulohen.”, ka thënë Mustafa.

Tutje i pari i LDK-së ka theksuar se për rregullsinë e procesit zgjedhor, vendimtare janë dispozitat e Statutit të LDK-së dhe Platforma zgjedhore, e jo konstatimet nga debatet e atyre që s’kanë asgjë të përbashkët me LDK-në.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për disa nga proceset zgjedhore të nëndegëve të kësaj partie, të cilat janë përcjellë edhe me incidente të ndryshme.

https://kallxo.com/ldk-shpall-te-pavlefshem-kuvendin-zgjedhor-ne-lagjen-e-muhaxhireve-ne-prishtine/

https://kallxo.com/pamje-tensione-ne-zgjedhjet-e-ldk-ne-degen-e-ismet-beqirit/

https://kallxo.com/svarqa-jep-detaje-per-perleshjen-ne-koshare-te-ferizajt/

https://kallxo.com/perleshje-fizike-ne-kuvendin-e-ldk-se-ne-koshare-nje-person-dergohet-ne-qkuk/

https://kallxo.com/perleshje-fizike-ne-degen-kryesore-te-ldk-se-ne-mitrovice/

Si e ‘zhduki’ veten Avdullah Hoti nga përleshja në LDK?