Isa Mustafa: Gratë në LDK kanë qenë faktor në zhvillimin e demokracisë së brendshme partiake  

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa sot është takuar me kryesinë dhe kryetaret e Degëve të Forumit të Gruas së LDK-së, të udhëhequr nga kryetarja e Forumit të Gruas, Lirije Kajtazi.

Në njoftimin e LDK-së, thuhet se në këtë takim janë diskutuar proceset aktuale nëpër të cilat po kalon vendi, duke theksuar ‘qeverisjen skandaloze’ dhe shkeljen e Kushtetutës nga koalicioni PAN.

“Gratë në LDK kanë ndihmuar në të gjitha zhvillimet politike dhe kanë qenë faktor në zhvillimin e demokracisë së brendshme partiake”, ka thënë Mustafa.