Albin Kurti dhe Isa Mustafa Foto: Haki Abazi FB

Isa Mustafa flet për takimin me Albin Kurtin

Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur për takimin e sotëm mes tij dhe Albin Kurtit.

Ish kryeministri Mustafa përmes një statusi në Facebook tha se janë marrë vesh që të intensifikojnë bashkëpunimin opozitar.

Njëjtë si Kurti, edhe Mustafa tha se kanë vlerësuar bashkarisht që Kosovës i duhen ndryshime.

Statusi i plotë i Isa Mustafës:

Sot u takuam me z. Albin Kurti, Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe biseduam për shumë tema që e rëndojnë aktualitetin në Kosovë. Shprehëm gatishmërinë të intensifikojmë bashkëpunimin opozitar në mënyrë që degradimi i qeverisjes dhe rrezikimi i territorit të ndalet sa më shpejtë. Vlerësuam bashkërisht se Kosova, si kurrë më parë, ka nevojë, për ndryshime.