Isa Mustafa Flet për Gjendjen e Tij Shëndetësore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka treguar sonte se do të ketë nevojë që edhe për një periudhë t’i përkushtohet rehabilitimit fizioterapik pas kthimit nga Gjermania ku kishte qëndruar për kurim që nga muaji janar.

“Unë edhe për një periudhe do të kem nevojë t’i përkushtohem rehabilitimit fizioterapik në Kosovë”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në “Facebook”.

Ai ka treguar se sot, gjatë ditës, ka pasur takim me nënkryetarët e LDK-së, Agim Veliun, Lutfi Hazirin dhe  Haki Rugovën dhe me zyrtarë të tjerë të partisë.

“Biseduam për shumë çështje të zhvillimeve në LDK, për aktivitetet në terren dhe forcimin e rolit prijës të LDK-së në proceset aktuale në Kosovë”, ka theksuar i pari i LDK-së.

Ai ka thënë se nënkryetarët e partisë kanë luajtur një rol të rëndësishëm gjatë periudhës sa ai ishte në rehabilitim shëndetësor jashtë vendit.

http://kallxo.com/zyrtare-te-ldk-se-i-gezohen-kthimit-te-isa-mustafes/

Më 7 prill, Isa Mustafa u kthye nga Gjermania, ku ishte për trajtim shëndetësor.