Isa Mustafa

Isa Mustafa: Dialogu nuk duhet të kushtëzohet me taksën

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa siç duket është në të njëjtën linjë me kryeministrin Ramush Haradinaj në deklarimin se taksa ndaj 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës nuk duhet të kushtëzohet me dialogun.

“ Sa i përket taksës mund të them se kemi zëra që po ndryshojnë ndo ditë, presidenti, kryetari i kuvendit kanë kërkuar që të merren parasysh kërkesat e faktorit ndërkombëtarë në deklarata e fundit po del që ata janë kundër heqjes. Nuk duhet të krijohen kushte që dialogu të kushtëzohet, taksa nuk është vënë për dialogun, taksën me dialogun e ka lidhur Serbia”, tha ai.

Tutje sipas të parit  i LDK-së, kërkesa e Serbisë për pezullim të taksës për vazhdimin e dialogut me Serbinë nuk është e fortë, kjo sepse Serbia ka konfirmuar pjesëmarrjen në samitin e Berlinit.

“Vet fakti që Serbia po merrte pjesë në samitin e ardhshëm në Parisë fletë që Serbia nuk po kushtëzon në mënyrë të fortë. Ne si LDK jemi shpreh që qeveria duhet të mendoj çfarë duhet të bëjë më tutje”, theksoi Mustafa.

Përveç kësaj kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, është treguar i hapur për mundësinë e një koalicioni parazgjedhor me partinë tjetër opozitare, Vetëvendosje, por u shpreh i vendosur që kandidaturën për postin e kryeministrit ta mbajë për partinë e vet.