Isa Mustafa - Foto: Facebook

Isa Mustafa: Dënimet Po u Përngjajnë Plaçkitjeve të Partive

Isa Mustafa, kryetari i LDK-së, pas shkrimit në KALLXO.com për dënimin e tij me gjobë prej 3300 eurove nga PZAP-i, reagoi duke thënë se këto dënime po u përngjajnë plaçkitjeve të partive politike.

“Dënimet janë për të shërbyer si mjet edukativ. Ndërkaq këto dënime po përngjajnë më shume në një plaçkitje të partive politike!”, shkroi Mustafa në Facebook.

Ai arsyetoi fotografinë me fëmijë në fushatë nga e cila u dënua.

“Fëmijët që janë fotografuar me mua janë të fshatit Skortobishte, të cilët janë ofruar dhe kanë shprehur dëshirë të fotografohen”, tha MUstafa.

Ai më tutje Kodin e Mirësjelljes e cilësoi anakronik.

“Për mua është më me vlerë të mos ia prishi qejfin një fëmiu, sesa ti përmbahem një kodi anakronik”, shkroi Mustafa.

Mustafa fotografitë me fëmijë që kishin bluza me mbishkrimin LDK i kishte publikuar po në Facebook më 17 tetor gjatë kohës së fushatës zgjedhore.