Isa Mustafa Arrin në LDK

Menjëherë pasi ka vënë në firmën në dokumentin e marrëveshjes për koalicion me Hashim Thaçin e PDK-së, kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka shkuar në zyrat e partisë së tij për t’u takuar me kryesinë e saj.

Ai nuk pranoi të flasë para gazetarëve të cilët gjenden në selinë e LDK-së, por këshilltari i tij, Arban Abrashi, konfirmoi se marrëveshja e bën Isa Mustafën kryeministër të ri të vendit.

Paraprakisht, në ndërtesën e LDK-së kanë hyrë nënkryetarët dhe anëtarët e Kryesisë.