Donald Trump - Foto: REL/AFP

Irani paralajmëron Trumpin

Një zyrtar i lartë iranian ka thënë sot se Teherani mund të tërhiqet nga traktati për ndalim të armëve kimike nëse presidenti amerikan Donald Trump heq dorë nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar midis Iranit dhe fuqive botërore në vitin 2015.

Presidenti Trump ka paralajmëruar më herët se nëse aleatët europianë nuk i korrigjojnë ato që i ka quajtur si “të meta të tmerrshme” të marrëveshjes së 12 majit, do t’i rikthejë sanksionet ekonomike ndaj Iranit, gjë që do të ishte një goditje e rëndë për paktin.

Ai e akuzon Iranin se po e shkel “shpirtin” e marrëveshjes.

Edhe ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif, u ka bërë thirrje  liderëve europianë që ta “inkurajojnë presidentin amerikan Donald Trump jo vetëm të qëndrojë në marrëveshje, por të nisë zbatimin e saj./21Media