Iraku dënon me vdekje tre francezë që iu bashkuan ISIS-it

Tre burra francezë janë dënuar me vdekje nga një gjykatë në Irak, pasi janë shpallur fajtorë se iu bashkuan grupit militant të Shtetit Islamik (ISIS).

Burrat e quajtur, Kevin Gonot, Leonard Lopez dhe Salim Machou, sipas agjencisë së lajmeve AFP, kanë 30 ditë për t’u ankuar, shkruan BBC.

Ata ishin mes 12 qytetarëve francezë, të cilët u transferuan në shkurt nga Siria për në Irak për t’u gjykuar.

Franca zyrtare ende nuk ka reaguar pas publikimit të lajmit për dënimin e 3 francezëve.

Megjithatë, kur u shty çështja për në shkurt, presidenti francez Emmanuel Macron nuk pranoi të komentojë, duke thënë se kjo ishte një çështje sovrane për Irakun.

Gjykatat irakiane deri tani kanë gjykuar qindra militantë të dyshuar të huaj, por asnjëri nuk është ekzekutuar ende.

Grupet e të drejtave të njeriut, kanë kritikuar ashpër gjyqet e tilla, të cilat ata thonë se shpesh mbështeten në prova rrethanore ose në rrëfimet e bëra gjatë torturës.

Përgatiti: Liridona Ademaj

ETIKETA

26 Maj 2019 - 15:56

Kallxo 26/05/2019 - 15:56
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend