Inspektorati Policor i Kosovës - Foto: KALLXO.com

IPK: Dy të Dyshuar në Rastin e Agron Mustafës

Inspektorati Policor i Kosovës në një komunikatë njoftoi se janë dy të dyshuar për incidentin e sotëm në Prishtinë.

Inspektorati, sipas komunikatës, incidentin e ndodhur sot në orën 13:00 në Rrugën “Enver Zymberi” në Prishtinë e ka cilësuar si lëndim të lehtë trupor.

“Nga prokurori kompetent rasti është cilësuar si vepër penale ‘lëndim i lehtë trupor’ dhe deri tani dy persona janë cilësuar si persona të dyshuar (njëri nga ta zyrtar policor A.B. dhe tjetri qytetar)”, thuhet në komunikatë.

Inspektorati në komunikatë përmendi edhe veprimet që ndërmori pasi u njoftua se në incident u përfshinë edhe zyrtarë policorë.

Tha se ka intervistuar të dyshuarit, disa dëshmitarë dhe ka siguruar video-incizime që mund ta ndriçojnë rastin.

Sonte në mbrëmje, Agron Mustafa, drejtori i Telekomit, tha se u sulmua nga dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ndërsa tregoi se nuk e di arsyen e këtij sulmi.

http://kallxo.com/agron-mustafa-nuk-me-kane-frikesuar-dhe-nuk-do-te-zmbrapsem/

Policia gjatë ditës njoftoi se në këtë incident u përfshinë katër persona, dy nga të cilët pësuan lëndime.

http://kallxo.com/policia-konfirmon-incidentin-ku-u-perfshi-agron-mustafa/