‘Intervista e Visar Ymerit e Shtyri Kurtin të Kandidojë për Kryetar të VV-së’

Intervista e ish-kryetarit të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, në emisionin “Rubikon” e kishte shtyrë Albin Kurtin të marrë vendimin për të kandiduar për kryetar të partisë.

Kështu pretendon deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, në një intervistë për KALLXO.com.

Ajo thotë se në mbledhjen e Kryesisë së Vetëvendosjes me grupin parlamentar, Albin Kurti ka treguar se gjatë kohës sa ishte në burg dhe kishte parë intervistën e Visar Ymerit dhe refuzimin e një grupi të Vetëvendosjes të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë kishte vendosur të kandidojë.

“Në mbledhjen e fundit, Albin Kurti e ka pohuar se vendimin për të kandiduar për kryetar të Lëvizjes e kishte marrë pas një interviste të Visar Ymerit në Rubikon, gjatë kohës sa ai qëndronte në burg dhe pas mospjesëmarrës së Visarit dhe të tjerëve në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm”, ka deklaruar Pantina në intervistën për KALLXO.com.

Pantina foli gjerësisht për krizën në Vetëvendosje.

 

22 Janar 2018 - 23:59

Taulant Osmani 22/01/2018 - 23:59
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend