Ardita Baraku

Inspektorati Tregon Shkeljet që i Gjeti te Gjina Zeqiri

Sipas saj inspektimet e bëra nga inspektorët tregojnë se Zeqiri nuk ka punuar duke u bazuar në ligj.

“Sipas raportit të inspektimi janë gjetur një mori shkeljesh duke filluar prej asaj që stafi nuk ka qenë në vendin e punës disa profesionistë jokosovarë nuk kanë qenë të licensuar janë disa procedura për kryerjen e fertilizimit të asistuar mjekësor gjegjësisht te gratë mbi moshën 45 vjeçare nuk është marrë leja nga KFAM”, tha Baraku.

Prokuroria e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Gjina Zeqirit në janar të vitit 2016. Prokuroria pretendon se ka siguruar prova të mjaftueshme dhe dyshimi është i bazuar mirë që në klinikën e saj janë kryer punë të paligjshme.

Por gjykimi ndaj saj nuk është mbajtur asnjëherë sepse ajo është arratisur nga Kosova.

Spitali i saj aktualisht është i mbyllur.

Ndiqeni deklaratën e dhënë për emisionin “Jeta në Kosovë”: