Produkt me përmbajtjen "Kosovo-Metohija" - Foto: Komuna e Prizrenit

Inspektorati në Prizren largon produktet me mbishkrim ‘Kosovë dhe Metohi’

Inspektorati i Komunës së Prizrenit gjatë aksionit për largimin e produkteve me mbishkrimin “Kosovë dhe Metohi”, “Kosovo Unmik”, “Kosovo 1244”, “Kosovë Rezoluta 1244” ka larguar edhe produkte me afat të skaduar.

Inspektorati njofton se kanë larguar shumë artikuj me këtë mbishkrim si rrjedhojë e zbatimit të urdhëresës së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

“Inspektorët komunalë në Prizren, gjatë fundjavës që e lëmë pas, kanë filluar aksionin për largimin e produkteve të importuara nga Serbia, të cilat i drejtohen Kosovës me emërtime në kundërshtim me emrin kushtetues, si “Kosovë dhe Metohi”, “Kosovo Unmik”, “Kosovo 1244”, “Kosovë Rezoluta 1244” etj.

Ky aksion po zhvillohet nëpër qendra tregtare dhe objekte të ngjashme, në funksion të zbatimit të urdhëresës së MTI-së për largimin e këtyre mallrave.

Gjatë këtij aksioni, janë larguar më së shumti artikuj me përmbajtje higjienike dhe ushqimore, ndërsa përveç kësaj janë larguar edhe produktet me afat të skaduar.

Drejtoria e Inspektorateve do të ketë angazhim të vazhdueshëm për të pasur nën kontroll produktet të cilat plasohen në treg”, thuhet në komunikatën e Komunës.

26 Nëntor 2018 - 19:11

Drenushë Ramadani 26/11/2018 - 19:11
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend