Inspektorati Policor i Kosovës - Foto: KALLXO.com

Inspektorati i rekomandon Policisë të suspendojë 4 policë

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e katër zyrtarëve të saj.

Fjala është për dy raste të  ndara, një në Gjilan dhe një tjetër në Rahovec.

Në rastin e Gjilanit, IPK është duke zhvilluar hetime ndaj tre zyrtarëve policorë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit “ dhe ndaj të njëjtëve ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit.

Në rastin tjetër, i cili është raportuar në Rahovec dhe i cili është bërë publik edhe nga disa media, Inspektorati i ka rekomanduar Policisë masën e suspendimit për një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës”.

13 Qershor 2018 - 20:16

Adelina Ahmeti 13/06/2018 - 20:16
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend