Inspeksioni i Gjakovës në aksion për lirimin e hapësirave publike

Rruga ‘Abedin Terbeshi’, në Gjakovë pritet të lirohet nga produktet ushqimore dhe jo ushqimore  reklamohen në hapësirat publike.

Komuna njoftoi se  inspektorët komunalë në asistencë të inspektorëve të tregut kanë vazhduar me inspektime me qëllim lirimin e hapësirave publike, gjegjësisht largimin e produkteve ushqimore dhe jo ushqimore nga hapësirat publike në rrugën “Abedin Terbeshi”.

“Drejtoria për Punë Inspektuese edhe në ditët në vazhdim do të vijon me Inspektime të tilla me qëllim të përmirësimit të pamjes sa më të bukur të qytetit, mbrojtjes dhe shfrytëzimit sa me racional të sipërfaqeve publike”, thuhet në njoftim.