Kryeministri i Serbisë Aleksander Vuciq gjatë një vizite në Pentagon, SHBA | Foto: Wikimedia/Glenn Fawcett

Vuçiqit i dhemb që Lista Serbe u dënua nga ankesa e KALLXO.com

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një prononcim për Radio Televizionin e Serbisë ka reaguar ndaj dënimit prej 30 mijë eurove që Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shqiptuar Listës Serbe, pas ankesës së organizatës BIRN.

Vuçic ka thënë se Spoti i Listës Serbe është ndaluar, vetëm për shkak të ankesës së BIRN-it.

“Nuk do të besoni në bazë të ankesës së kujt është ndaluar ky spot – në bazë të ankesës së BIRN, sikur edhe në vitin 2017, kur edhe ai spot ishte ndaluar. BIRN-i i madh është ankuar në thirrjen për gjuhë të urrejtës. E nuk është gjuhë e urrejtjes kur partia e Rada Trajkoviqit dhe Nenad Rashiqit në gjuhën shqipe e quajnë monstrum Listën Serbe. Në të njëjtën kohë, kur xhirojnë spote, ato spote i xhirojnë para kishave serbe të cilat nuk i lejojnë të jenë kisha serbe, vetëm se i shfrytëzojnë për toalet publik”, ka potencuar Presidenti Vuçiq.

Gjoba kishte të bënte me një spot zgjedhor të kësaj partie, që PZAP e ka vlerësuar se bën cenim të rendit kushtetues të Kosovës dhe thërret në juridiksionin e një shteti tjetër, përkatësisht atë të Serbisë dhe si i tillë bën nxitje të urrejtjes për komunitetin shumicë në Kosovë.

Në spotin e publikuar nga Lista Serbe thuhet ‘Kur është vështirë, vetëm së bashku fitojmë, në mbrojtje të asaj që është e jona. Kur thërret Serbia, unë jap votën time’.

Presidenti serb ka  thënë që Lista Serbe ‘është duke përjetuar terror’ në Kosovë.

“Lista Serbe po përjeton terror dhe persekutim të vërtetë politik në Kosovë, të organizuar nga të ashtuquajturat organe mbrojtëse, të mbështetur nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare. Dhe ky terror është si vijon – vetëm përfaqësuesit e Listës Serbe nuk mund të marrin mbështetjen e askujt nga Serbia qendrore, kushdo me deputetë të Bundestagut dhe shumë të tjerë mund të dërgojnë mbështetjen e tyre për shqiptarët”, tha Vuqiq për RTS.

Vuqiç akuzoi ndërkombëtarët për fushatë kundër Listës Serbe.

“Gjatë gjithë kohës, të huajt bënë fushatë kundër Listës Serbe sepse u shqetësuan që Lista Serbe u thirri në Beograd. Ata duan ta përjashtojnë Beogradin, ata duan vetëm serbë të bindur dhe të pranueshëm me të cilët disa të huaj dhe pak politikanë shqiptarë do të sundonin. Ky është thelbi”, tha Vuçiq.

E krejt në fund presidenti i Serbisë, i bëri thirrje qytetarët që të votojnë, por ta votojnë Listës Serbe për të mbajtur gjallë mbijetesën në Kosovë.

“Dilni sa më shumë që të jetë e mundur sepse ne po votojmë për mbijetesën tonë në Kosovë, për mbijetesën tonë në vatër, ne po votojmë për pagat serbe në shkolla dhe spitale, sepse e gjithë kjo do të shfuqizohet nëse zëri i Listës Serbe nuk është dëgjuar, thirrje dhe unë u kërkoj njerëzve të tregojnë përgjegjësi dhe seriozitet”, përfundoi Vuçiq.

Më 27 shtator, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka pranuar ankesën e BIRN, Internews Kosova dhe Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), duke dënuar me 30 mijë euro gjobë Listën Serbe për shkelje të Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike.

Edhe në zgjedhjet e vitit 2017, Lista Serbe ishte 22 mijë euro gjobë për shkak se  në spot zgjedhor bënte thirrje për votë për Listën Serbe dhe përmbante fjalët “Vota për Listën Serbe është votë për Serbinë në Kosovë dhe Metohi”.

Pas ankesave të organizatave BIRN dhe Internews Kosova janë dënuar edhe LDK, koalicioni AAK-PSD, Nisma Socialdemokrate.

Deri më tani, PZAP ka shqiptuar gjoba në vlerë rreth 60 mijë euro ndaj subjekteve politike për shkeljet gjatë fushatës.

Koalicioni AAK-PSD gjobitet me 6 mijë euro nga PZAP

Vetëm nga ankesat e BIRN dhe Internews Kosova u shqiptuan gjoba në vlerë prej 49 mijë e 600 euro. Sot, PZAP dënoi edhe AAK-në duke e rritur numrin e dënimeve edhe për 9 mijë euro.

Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK = 14,100.00 euro,

Partia Demokratike e Kosovës – PDK = 6,100.00 euro,

Lista Serbe               = 30,000.00 euro,

Koalicioni AAK-PSD                = 15,500.00 euro,

Koalicioni Nisma- AKR- PD                 = 2,500.00 euro

Ai sqaron së natyra e ankesave është në rastet kur bëhet:  Vendosja e posterave në hapësira publike, Përdorimi i fëmijëve në fushatë, Presion ndaj votuesve për të votuar subjektin e caktuar politik, Shfrytëzimi i pozitës publike me qëllim përfitimit të votave,  Përdorim i gjuhës së urrejtjes, Vendosja e tavolinës me postera të kandidatëve në rrugë publike,  Vendosja e tendës me materiale propagandues në rrugë publike e të tjera.

Më 27 shtator së pas ankesave të BIRN dhe Internews Kosova janë shqiptuar afro 50 mijë euro dënime.

Fushata zgjedhore ka filluar zyrtarisht me 25 shtator.

Zgjedhjet e parakohshme po mbahen pasi që kryeministri në largim, Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga ky post, pasi që sipas tij, ka marr ftesë nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.

PZAP dënon me 2 mijë e 500 euro Nismën Socialdemokrate

PZAP dënon LDK-në me 11 mijë euro gjobë