Administrata Tatimore e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Vendimi: Zyrtarëve të ATK-së u ndalohet të përfshihen në politikë

Anëtarëve dhe drejtuesve të partive politike të cilët punojnë në Administratën Tatimore të Kosovës u është kërkuar që të zgjedhin në mes posteve në ATK ose posteve në parti.
Vendimi është marrë nga menaxmentit të ATK-së ndërsa shkresa është thirrur në ligjin e ri për zyrtarët publik i cili ka hyrë në fuqi me 11 shtator.

Javë më parë KALLXO.com në kuadër të projektit për monitorimin e punës së ATK-së i kishte dërguar letra menaxhmenit të ATK-së me kërkesën për të nisur procedura disiplinore për zyrtarët e lartë të ATK-së të cilët drejtojnë degë dhe mbajnë pozita në partitë politike.

Këto shkresa zyra ligjore e BIRN, ia drejtojë zyrës së standardeve profesionale të ATK-së, e cila ka për detyrë ti hetojë të gjithë punonjësit e ATK-së për shkeljet ligjore.
BIRN e informojë Administratën Tatimore të Kosovës se tre zyrtarë të lartë të këtij institucioni mbajnë pozita të larta në ATK, dhe janë aktiv në politikë. Dy nga ta në Lidhjen Demokratike të Kosovës ndërsa njëri në Partinë Demokratike të Kosovës.

Zëvendës Drejtori i përgjithshëm, Bashkim Shala është anëtarë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kjo pasi ai është parë në mbledhjet e degës së katërt të kësaj partie në Prishtinë.
Nga radhët e këtij subjekti është edhe drejtori i ATK-së, Prishtina 3, Jeton Mushkolaj, ai njëkohësisht është edhe kryetar i degës së LDK-së, në Deçan.

Pozitë të lartë në politikë mbanë edhe Shaqir Totaj. Ai përpos që është drejtor i ATK-së, në Prizren është edhe anëtar i këshillit drejtues të PDK-së si dhe kryetar I kësaj partie në komunën e Prizerenit.

Aktiv në Politikë është edhe inspektori i sapo punësuar në ATK, Petrit Xani, ai është kryetar i rinisë së Nismes në Fushë Kosovë.
Aktiv në Politikë është parë edhe Faruk Zekaj, ai është përkrahës i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kjo shihet edhe në fotografitë e siguruara nga KALLXO.com.
Menaxmenti duke u bazuar në ligjin e ri mbi zyrtaret publik u ka dhënë afat zyrtarëve të ATK-së, që deri me datën 16 shtator të heqin dorë pozitat politike ose në të kundërtën ndaj tyre do të ndërmerr veprimet e parapara me ligj.

Kërkesë për deklarim statusit politik të nënpunsit civil