Shtime, deponia e mbeturinave largohet pas hulumtimit të KALLXO.com

Pas hulumtimit të emisionit ‘Jeta në Komunë’ deponia ilegale në rrugën për në Pjetërshticë të Shtimes është larguar nga ana e Komunës.

Kryetari Naim Ismajli ka komentuar fotografitë e realizuara para dhe pas largimit të deponisë në debatin “Jeta në Komunë”.

“Ne në vazhdimësi ndërtohen deponi ilegale, ne vazhdimësi ne po veprojmë edhe përmes aksioneve.”, ka thënë Ismajli në ‘Jeta në Komunë’.

Ismajli ka komentuar edhe për 20 gjobat e lëshuara për dy vitet e fundit.

“Mund të jenë mbi dhjetëra gjoba për çështje të ndryshme. Gjobat po lidhen gjithmonë kur po e kapim në vepër kryesin.”, ka shtuar ai.

Më poshtë mund të shihni fotografitë para dhe pas pastrimit të deponisë:

Sa premtime të dhëna në zgjedhjet e fundit i ka realizuar Naim Ismajli?