Smajl Latifi. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rahoveci përmend investimet aktuale dhe të ardhme në fshatin Senoc

Në emisionin “Jeta në Komunë” më 30 tetor, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi është ballafaquar me hallet e banorëve të fshatit Senoc.

Ata kanë thënë se po ballafaqohen me problemin e kanalizimit si dhe mungesës së trotuareve dhe ndriçimit publik.

Pas këtij debati, më 1 nëntor, Komuna e Rahovecit ka reaguar duke përmendur investimet të cilat janë bërë në këtë fshat, duke përmendur se do të bëhen edhe investime të reja.