Pas raportimit të KALLXO.com, ZKA gjen një mori parregullsish në konkursin e ATK-së për Inspektor tatimor

Konkursi i Administratës Tatimore të Kosovës për rekrutimin e 20 inspektorëve është vlerësuar si i parregullt nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

ZKA erdhi tek ky konstatim pas kërkesës së zyrës ligjore të KALLXO.com, për të vlerësuar rregullsinë e konkursit të ATK-së.

Një vit me parë KALLXO.com kishte raportuar se në mesin e 20 inspektorëve të punësuar kishte një numër të madh të atyre që kishin lidhje me partitë politike dhe lidhje familjare me zyrtar të lartë të ATK-së.

Pas gjetjeve për të punësuar politik, KALLXO.com zyrtarisht kishte kërkuar qasje në dosjet e të kandidateve dhe rezultatet e testimit mirëpo ATK kishte vendosur që të njëjtat ti mbajë sekrete.

Pasi Administrata Tatimore kishte mbyllur dyert për hulumtuesit tanë në këtë proces rekrutimi, zyra ligjore e KALLXO.com, ishte drejtuar tek auditori i përgjithshem me kërkesë që ky konkurs të kishte një auditim special.

Auditimi special i konkursit ishte kërkuar pasi hulumtimi i KALLXO.com kishte gjetur se në krye të komisionit për rekrutimin e stafit të ri të ATK-së ishte vendosur Ukshin Rrecaj i cili në të kaluarën kishte qenë themelues i degës së PDK-së në Mitrovicë.

Bashkë me Rrecajn, anëtar të komisionit për përzgjedhjen e inspektoreve ishin edhe Arben Istogu, Teuta Morina, Magbule Shala dhe Tatjana Bojkovic.

Kërkesa për auditim special rezultoi me konstatimet se procesi i zhvilluar nga ky komision rekrutues ishte përshkruar me shumë shkelje dhe parregullsi.

ZKA ka gjetur se komisioni përzgjedhës nuk i ka respektuar kriteret e konkursit pasi gjashtë kandidat që ishin përzgjedhur inspektor nuk i kishin të bashkangjitura referencat të cilat kërkoheshin me konkurs.

Përpos mungesës së referencave Auditorët kanë konstatuar se në dy raste kandidatet e kishin dëshmuar përvojën e punës vetëm përmes trustit dhe në dosjet e tyre mungonin kontratat e punës me të cilat do të dokumentoj se a kishin përvojë adekuate të punës si në kriteret e Konkursit.

Auditori ka gjetur edhe se një kandidat me datë 1 prill 2019 kishte paguar trustin pensional për tre vite dhe në dosjen e nuk figuronte ndonjë kontratë e punës për vetëm letër referencë.

Përpos këtyre rasteve auditorët nuk kanë arritur që vlerësojnë nëse një kandidate ka pasur përvojë të mjaftueshme profesionale për tu zgjedhur inspektorë në ATK.

Zyra Kombëtare e Auditimit se përfundim ka konstatuar se ky proces është përcjellë me shumë paqartësi, parregullsi dhe anashkalim të procedurave gjë që sipas këtij institucioni dëmton kredibilitetin e procesit dhe ngrit dyshime nëse është pranuar stafi më i mire.

Gjatë vitit të kaluar KALLXO.com kishte raportuar se në procesin e përgjdhjës së inspetkoreve të kreysuar nga ish anëtari i PDK-së, ishin punësuar disa zyrtar që kishin lidhje me këtë parti.

Disa nga të punësuarit kishin lidhje direkte me Partinë Dekmokratike të Kosovës :

Kishte të punësuar edhe persona të afërm me partitë e tjera, përkatësisht AAK-në dhe LDK-në. Ishte punësuar Veton Ademi, ish-kandidat i AAK-së për asamblist të Drenasit në zgjedhjet e vitit 2017.  E punësuar si inspektore ishte edhe Ilona Osmani- Mrasori, motra e deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani .

Konkursi për inspektorët e rinj ishte shpallur në mars të vitit 2019, në këtë konkurs kishin aplikuar rreth 2,000 kandidatë.

Ky nuk është i vetmi konkurs i ATK-së, ku institucionet mbikëqyrëse e konsiderojnë si të parregullt.

Kjo pasi i parregullt ishte vlerësuar edhe procesi i punësimit të 30 inspektorëve të ATK-së, i cili ishte zhvilluar gjatë vitit 2017.

Në lidhje me këtë konkurse kishte vendosur edhe Gjykata e Prishtinës. Kjo Gjykatë e kishte cilësuar të kundërligjshëm procesin e përzgjedhjes së 30 inspektorëve tatimor.